Kia Soul EV me shtresë enorme kamuflazhi

Auto

Kia Soul EV me shtresë enorme kamuflazhi

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 22:36
Kia Soul EV

Modeli Soul që lansohet gjatë vitit që vjen, do të ketë motorin elektrik dhe platformën e Hyundai Kona, gjë që do t’ia përmirësojë përformansën në masë të madhe

Herën e fundit që u pa Kia Soul, ishte duke u testuar në mot të ftohtë, nëpër rrugët e mbuluara me borë.

Me gjithë shtresën enorme të kamuflazhit, gjenerata e re e kësaj makine trashëgonte formatin ekscentrik të paraardhësit, me trupin sportiv në formë katrori.

Spiunët e kanë parë teksa testohej në rrugë, vetëm se kësaj radhe është Soul EV, që ka pamje pothuajse të njëjtë me të afërmin, që lëvizë me djegie të brendshme.

Është sërish i kamufluar rëndë, por vërehet pjesa në anën e përparme, që shërben për ta mbushur me rrymë.

Shkronja ‘E’ që është vendosur në targa, thuajse e konfirmon që është EV, sepse të gjitha makinat elektrike në Gjermani, e kanë këtë shkronjë në fund.

Deri më tani, ajo që dihet zyrtarisht është se do ta ketë të njëjtin motor dhe platformën e Hyundai Kona, që me 133 kuajfuqi, ia rritë përformancën në masë të madhe.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat