Fiat 500X i ri me motor e teknologji të re

Auto

Fiat 500X i ri me motor e teknologji të re

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 11:00
Fiat 500X

Fiat 500X ka marr një pamje të re të përditësuar, motorë të rinj me benzinë dhe teknologji të re asistuese në vozitje.

500X vjen në dy formate të ndryshme, njëri model i quajtur Urban, i cili ka pësuar ndryshime në mbrojtëse, si dhe ai Cross i cili është më shumë për terrene të vështira.

Këtij modeli me dizajn të rifreskuar i është shtuar motori 1.0 litërsh turbocharged me benzinë që prodhon 118 kuajfuqi, marsh me gjashtë shpejtësi manuale e rrotat e para aktive.

Që të gjithë versionet vijnë me ekran 7 inçësh me prekje me sistem të integruar të Apple CarPlay e Android Auto, Bluetooth të integruar e navigacionin TomTom.

Fiat 500X Urban vjen me një çmim fillestar prej 18,700 eurosh ndërsa ai 500X City Cross prej 20,900 euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat