Vespa vjen në tetor si motoçikletë elektrike

Auto

Vespa vjen në tetor si motoçikletë elektrike

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 06:49
Motoçikleta e parë elektrike

Motoçikleta e parë elektrike nga Vespa, do të lansohet në Evropë gjatë muajit tetor, ndërsa në tregun e Shteteve të Bashkuara nisë të shitet prej fillimit të vitit që vjen.

Modeli i qetë që lëvizë nëpërmjet baterive, e ka pamjen e njëjtë sikur klasiku i shumë pëlqyer, që u lansua për herë të parë më 1946, transmeton Telegrafi.

Kjo motoçikletë e elektrifikuar, do të lëvizë për 100 kilometra me një bateri, të cilës i nevojiten katër orë që të mbushet në tërësi.

Prodhuesi Piaggio Group nuk ka bërë të ditur asgjë për çmimin e Vespa Elettrica, apo çfarë shpejtësie maksimale mund të arrijë.

Më herët ishte bërë e ditur, se kur lëvizë në versionin Eco, nuk shkon më shpejtë se 30 kilometra në orë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat