Bugatti mund ta prezantojë së shpejti një model të ri

Auto

Bugatti mund ta prezantojë së shpejti një model të ri

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 07:32
Bugatti

Rikthimi i modelit Galibier, mund të jetë gati për Paris Motor Show

Vetëm sa e ka lansuar Chiron Divo, por prodhuesi francez mund ta ketë gati një model të ri, për ta prezantuar gjatë tetorit Paris Motor Show.

Imazhet e një makine të mbuluar, që ishte gati për transportim, kanë bërë xhiro në forumet e entuziastëve të automobilizmit.

Shtresa për ta fshehur këtë makinë, ka dështuar ta mbulojë grillin në formë patkoi, që e ka vetëm Bugatti. Bazuar në gjatësinë e madhe që ka, besohet të jetë sedan, andaj hiqen dyshimet se kemi të bëjmë me ndonjë model nga linja Chiron. E tëra që mund të thuhet, se nën material e kemi një Galibier të ri.

Gjatë vitit të kaluar,  Wolfgang Durheimer që ishte presidenti i atëhershëm i Bugattit, ka bërë të ditur se mund të ketë rikthim të modelit Galibier. Fakti që duket se është shumë i kompletuar, mund të besohet se do shihet në panairin e kryeqytetit të Francës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat