Tesla prezantoi roadsterin e ri në Evropë

Auto

Tesla prezantoi roadsterin e ri në Evropë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 12:41
Roadster

Roadster për 2020 kishte një premierë evropiane në një panair makine në Bazel, Zvicër, i cili fillon më 6 shtator.

Ndryshe nga versioni i parë në ngjyrë të kuqe, i cili kishte premierën botërore në nëntor 2017, këtë herë Roadster i ri u prezantua në një variant të bardhë të jashtme.

Vizitorët e ekspozitës automobilistike në Bazel do të kenë mundësinë të shohin modelin e ri Tesla nga e enjtja, më 6 shtator.

Roadster i ri është në gjendje të përshpejtojë nga 0 në 96 km / h për 1.9 sekonda, ndërsa deri në 160 km/h për 4.6 sekonda. Vetura ka autonomi të vozitjes 1.000 km dhe kapaciteti i baterisë është 200 kWh. 

Ka katër ulëse, por hapësira është shumë e ngushtë.  Tesla Roadster do të dalë në treg në vitin 2020 dhe tash për tash nuk dihet se kur do të arrijë në tregun evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat