Peugeot përgatit modelin e ri 208

Auto

Peugeot përgatit modelin e ri 208

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:10
Peugeot

Peugeot zbuloi kohët e fundit 508 të ri sedan dhe versionin karavan, i cili në saje të një dizajni të freskët dhe tërheqës u prit mirë nga adhuruesit e makinave.

Pritet që prodhuesi francez do të transferojë pjesë të kësaj magjike në gjeneratën e ardhshme të modelit 208, i cili është në përgatitje.

Në fotografitë "spiunuese", shfaqet 208 para-prodhimi i maskuar, me gjasë në një version të fuqishëm GTi.

Duke iu falënderuar platformës së re mekanike CMP, kjo gjeneratë do të jetë më e lehtë nga aktualja deri në 100 kg.  

Modeli 208 për 2019 do të ketë edhe versionin e plotë elektrik, dizajni i së cilës nuk do të dallojë shumë nga modelet me motorë konvencionalë.

Pritet që gjenerata e ardhshme e modelit Peugeot 208 do të ketë premierën në panairin e veturave në Gjenevë, në mars të vitit 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat