FIAT 500 Abarth i ri vjen në katër versione

Auto

FIAT 500 Abarth i ri vjen në katër versione

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 14:23
Abarth 500

Abarth ka avancuar gamën e modeleve të bazuara në FIAT-in më të vogël.

Përveç dizajnit të freskuar, modelet e reja kanë edhe motorë më të fuqishëm dhe blerësit do të kenë në dispozicion edhe nuancat e reja të ngjyrave.

Abarth 500 ka motor turbo-benzinë 1.4 litra me 143 kuaj fuqi. Posedon ndërrues manual prej pesë shpejtësive, ndërsa nga 0-100 km/h arrin për më pak se tetë sekonda.

Abarth 595 Trofeo ka motor 1.4 litra me 158 kuaj fuqi. Një qind kilometra në orë arrin për 7,5 sekonda.

Posedon sistem multimedial me ekran prej 7 inç dhe navigacion, ndërsa ka sistem Apple Car Play dhe Android Auto për lidhje me pajisje të mençura.

Modeli i tretë Abarth 595 Turismo posedon 163 kuaj fuqi, sensorë për parking, drita automatike, sensorë për shi dhe ulëse sportive me lëkurë. 

Në krye të ofertës së  gamës së re Abarth 595 ndodhet versioni Competizione me 178 kuaj fuqi, e cila përshpejton nga 0-100 km/h për 6,7 sekonda. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat