Musk tymosi hashash, tronditet Tesla. Largohen dy ekzekutivë

Auto

Musk tymosi hashash, tronditet Tesla. Largohen dy ekzekutivë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 19:19
Elon Musk

Aksionet e Teslës kanë rënë në nivelin më të ulët të dy viteve të fundit gjatë kësaj të premteje, pas tronditjes që shkaktoi largimi i shefit të kontabilitetit vetëm një muaj pas emërimit, si dhe shqetësimit gjithnjë e në rritje të investitorëve mbi sjelljen e shefit ekzekutiv, Elon Musk, pasi ky i fundit u pa të tymoste marijuanë gjatë një shfaqjeje të transmetuar drejtpërdrejtë në mediet online.

Irritimi i investitorëve në firmën e prodhimit të makinave duket se ka kapur kulmin, pas një muaji të trazuar gushti, gjatë të cilit Musk propozoi e më pas u tërhoq nga plani i tij për ta privatizuar Teslën.

Tesla vet njoftoi se shefi i kontabilitetit, Dave Morton dha dorëheqjen për shkak të shqetësimit nga vëmendja e publikut dhe ritmi i punës. Morton, largimi i të cilit vjen ndërsa Komisioni për Letrat me vlerë dhe Kursin e Këmbimit ka hapur një hetim mbi planin e braktisur të Musk, i bashkohet listës së ekzekutivëve të tjerë që janë larguar kohët e fundit nga Tesla.

“Bloomberg” raportoi gjithashtu se këtë të premte, edhe shefi i Burimeve Njerëzore, Gaby Toledano nuk do të rikthehet më në punë pas lejes, pak më shumë sesa një vit pasi u bashkua me kompaninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat