BMW tërheq nga tregu kinez mbi 139 mijë vetura

Auto

BMW tërheq nga tregu kinez mbi 139 mijë vetura

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 14:56
BMW

BMW ka tërhequr nga tregu kinez 139 mijë e 452 vetura të saj për shkak të një defekti në një pjesë të klimës.

Në një deklaratë nga Institucioni Shtetëror i Kontrollit dhe Rregullator i Tregut të Kinës, thuhet se tërheqja është kryer për shkak të një defekti në një pjesë të klimës që fryn erën.

Në deklaratë vihet në dukje se procesi i tërheqjes përshin 89.309 automjete të prodhuara gjatë periudhës maj 2005-korrik 2011 në Kinë, dhe 50,143 automjete të importuara gjatë periudhës janar 2005 dhe korrik 2011.

Gjithashtu theksohet se BMW China Automative Trading Ltd e cila është partneri kinez i BMW-së, do të kryejë pa pagesë kontrollet dhe ndërrimet e pjesëve me problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat