Aston Martin shfaqë siluetën e hibridit

Auto

Aston Martin shfaqë siluetën e hibridit

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 17:44
Aston Martin

Valkyrie është modeli më i mirë, që Aston Martin e ka prodhuar për të lëvizur në rrugë të zakonshme.

Por, duke se nuk do të jetë i vetmi, aq më pak i fundit, pasi në bashkëpunim me Red Bull, prodhuesi anglez e ka në plan të prodhojë edhe gjenerata tjera.

Bashkë me siluetën që nuk zbulon shumë, është bërë e ditur se një tjetër Valkyrie është në ndërtim e sipër. Sërish, është duke u përpunuar nga ekipet e Red Bull dhe Formula One.

I njohur vetëm si “Project 003” Aston Martin ka bërë të ditur, se do të jetë rivali kryesor i McLaren Speedtail, që do të ngjajë shumë me Valkyrie. Është thënë se do të jetë e ndërtuar prej strukturës së lehtë, ndërsa nën kapak e ka motorin me naftë dhe elektrik, por nuk është dhënë asnjë shifër që e tregon fuqinë.

Në të njëjtën kohë, është thënë se kjo makinë që do të rivalizojë me Ferrari 488 do ta ketë motorin në mes dhe do ta mbajë emrin Valkyrie, por nuk dihet nëse është fjala për të njëjtin model.

Për mënyrën si po e reklamon hiper-makinën e re, duket se është e një lige tjetër, por duhet të presim për të parë se çfarë lajmi do të kemi ditëve në vijim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat