Kahn Design e bën Range Roverin e ri të ‘pa rezistueshëm’

Auto

Kahn Design e bën Range Roverin e ri të ‘pa rezistueshëm’

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 07:44
Range Rover

I paralajmëruar para një muaji përmes një skice, tani para nesh është zyrtarisht modeli i quajtur Range Rover Sport 5.0 V8 Supercharged SVR Pace Car, edhe një kreacion i kompanisë së njohur britanike Kahn Design.

Si zakonisht, edhe ky model vjen me një numër të elementeve të Kahnit për stilizim ku këtë veturë e bëjnë të duket ekstravagante dhe shumë e dëshiruar, ose me një fjalë e “pa rezistueshme”.

Përveç ngjyrës gri ‘Corris’ të eksterierit, Kahn Design për këtë Range Rover Sport ka zgjedhur edhe ngjyrë të zezë ‘Piano’ për çatinë me disa dekorime ngjyrë portokalli, maskën e përparme ‘LE’ të re, mbrojtësit e rinj, mbrojtësit anësorë të rinj, spoiler të pasmë mbi çati, etj. Po ashtu, kompania ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave prej 23-inç me ngjyrë të zezë ‘Diamond Cut Satin’ me goma 305/30/23, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, ulëset sportive prej lëkure (me ngjyrë të kombinuar zi-portokall), pedalet nga alumini si dhe disa detajet tjera nga çeliku.

Sa i përket motorit, Range Rover Sport 5.0 V8 Supercharged SVR Pace Car ka motor 5.0-litër V8 me kompresor e kapacitet prej 550 kuajfuqi, ndërsa sa i përket çmimit ky Range Rover Sport kushton 93,999 funte.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat