McLaren 600LT Spider nuk do të prezantohet gjatë këtij viti

Auto

McLaren 600LT Spider nuk do të prezantohet gjatë këtij viti

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 06:25
McLaren 600LT Spider

Gjatë muajit qershor, e kemi parë 600LT teksa lëvizte nëpër Goodwodd Festival of Speed.

Ishte vetëm çështje kohe, se kur do të prezantohej versioni i zgjeruar 600LT Spider.

Megjithëse ishin përmendur dy organizime, McLaren i ka hedhur poshtë dhe ka konfirmuar se nuk do ta prezantojë në to. Super-makina me tavan të hapur, që prodhon deri në 592 kuajfuqi, dihet se do të lansohet diku gjatë 2019-ës, por kur mund ta shohim më herët.

“Nuk do ta shihni as në Paris e as në Los Angeles”, është thënë shkurt, lidhur me paniret më të mëdha të vetura, që zhvillohet brenda këtyre tri muajve të fundit të vitit.

Meqenëse nuk do ta shohim këtë vit, mbetet mister se ku dhe kur mund ta shohim, ndërsa pritet që të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat