Honda CR-V debuton në Paris

Auto

Honda CR-V debuton në Paris

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:24
Honda CR-V

Versioni hibrid i kompanisë së njohur të automobilave do të ketë një total prej 184 kuaj fuqi dhe konsumi mesatar do të jetë 5.3-5.5 litra në 100 km.

Kah mesi i këtij muaji, Honda njoftoi se do të fillojë prodhimin e modelit CR-V me një sistem shtytës të kombinuar benzinë-elektrike në tetor. Kjo veturë do të ketë  premierën evropiane në panairin e Parisit prej 2-14 tetor, dhe do të mbërrijë në sallonin e shitjeve në fillim të vitit 2019.

Versioni hibrid zëvendëson versionin dizel dhe gjithashtu do të jetë makina e parë CR-V në Evropë. Makina merr fuqinë m motor benzinë i-VTEC 2.0 litërsh dhe dy motorë elektrikë. 

Fuqia e përgjithshme e kombinuar e sistemit hibrid është 184 kuaj fuqi dhe blerësit mund të përzgjedhin ndërmjet opsioneve me motor të pasmë dhe të përparmë me katër boshte. 

Ende nuk dihet se cili do të jetë çmimi i veturës kur ajo do të dalë në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat