Porsche pranon se afera dizel dëmtoi reputacionin e saj

Auto

Porsche pranon se afera dizel dëmtoi reputacionin e saj

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:52
Porsche

Edhe prodhuesi nga Shtutgarti nuk ka dalë "i padëmtuar" nga afera e dizelit që tronditi Volkswagen.

Megjithatë, Porsche beson se modeli i ardhshëm elektrik Taycan mund të përmirësojë reputacionin e tyre.

Afera ‘Dieselgate’ sigurisht kishte ndikimin më negativ në markën mëmë të Grupit VW, por përveç markës Volkswagen, markat e tjera të këtij grupi, kryesisht Audi, pësuan dëme materiale dhe morale.

Fajin e gjithë kësaj e bartën edhe një numër i madh kompanish si Shkoda, Seat dhe Porsche, pasi ishin të detyruar të tërhiqnin qindra-mijëra automjete që ishin të pajisura me softuer fals për testin e shkarkimit të gazrave të dëmshme.

Në fund të gjithë historisë, Porsche vendosi të hiqte tërësisht motorët me naftë nga modelet e saj të tanishme dhe të ardhshme. "Afera dizel na ka shkaktuar shumë telashe", tha drejtori i Porsches, Oliver Blume.

Porsche praktikisht në shkurt vendosi të shesë vetura me motor dizel, kur largoi versionin dizel të Panamera 4S Diesel dhe Macan S Diesel.  Ndërkohë, kompania do të vazhdojë të prodhojë vetura me motor benzinë, të cilët në sytë e adhuruesve të automobilave sportivë nuk kanë alternativë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat