Audi zbulon modelin SQ2 të ri

Auto

Audi zbulon modelin SQ2 të ri

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 14:55
Audi SQ2

Audi zyrtarisht ka zbuluar SUV i ri të saj, SQ2 para debutimit zyrtar që do të bëhet gjatë javës së ardhshme në panairin e veturave në Paris.

Ky super SUV, SQ2 ka motorin 2.0 litërsh me benzinë me katër cilindra që prodhon 296 kuajfuqi, të njëjtin me VW Golf R ndërsa ka sistemin e Audi-së me katër rrotat aktive quattro.

Audi SQ2 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.8 sekonda e atë maksimale 250 kilometra në orë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat