Pritet ardhja R8, Audi ngutet të zbulojë SUV-in e ri sportiv

Auto

Pritet ardhja R8, Audi ngutet të zbulojë SUV-in e ri sportiv

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 21:24
Audi

Ndërkohë që pritet ardhja e modelit R8, Audi ka zbuluar crossoverin më të vogël sportiv me një turbombushës 2.0-litërsh nga S3 me 300 kuaj fuqi.

Makina përshpejton 0-100 km/h për 4.8 sekonda, me një shpejtësi maksimale të kufizuar elektronikisht në 250 km/h, transmeton KosovaPress.

Ashtu sikurse pritet nga SUV, katër cilindrat e modelit më të ri të Audi sigurojnë energji për të katër boshtet me sistemin Quattro me një transmetim me shtatë shpejtësi S Tronic të dyfishtë. I pajisur me rrota 18 inç ose 19 inç, Audi SQ2 i ri është 20 milimetra më i ulët se versioni standard, falë një ‘veshje’ të fortë sportive, duke e bërë atë më të shkathët në kthesa.

Modeli pritet të vijë me pajisje më të pasura, duke përfshirë dritat LED dhe dritat e pasme. Me një fuqi të jashtëzakonshme vjen edhe përgjegjësia e madhe, kështu që SQ2 për frenim përdorë frena të përparme 340 mm dhe frenat e pasme 310 mm.

SQ2 do të ketë premierën për publikun në panairin e veturave në Paris të martën e ardhshme, kur Audi do të zbulojë edhe R8 misterioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat