Renault hapi panairin e veturave në Paris me prezantimin e konceptit K-ZE, i cili më vonë do të bëhet një crossover elektrik i plotë.
Koncepti kujton Kwid-in futurist, në platformën e të cilit është i bazuar, por Renault nuk ka zbuluar detaje.
Por, mediat spekulojnë se "K" vjen nga Kwid, ndërsa "ZE" ka të ngjarë të lidhet me makinë elektrike.
Renault pretendon se K-ZE mund të kalojë 250 kilometra me një mbushje sipas standardeve të NEDC.
Versioni komercial duhet të dalë në treg në Kinë, vitin e ardhshëm.
Gjatë premierës së K-ZE, Renault njoftoi një plan për elektrifikimin e makinave të saj B dhe C në Evropë, si Clio, Captura dhe Megane.