Gjigandi gjerman Porsche shfaqi në Evropë premierën e SUV-it të tij Macan.
Modeli i ri vjen me motor me turbombushës me katër cilindra 2.0 litërsh me 245 kuaj fuqi.
Posedon ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive, ndërsa nga 0-100 km/h arrin për 6.7 sekonda. Shpejtësia maksimale të cilën mund ta rrijë Macan është 225 km/h.
Modeli i ridizajnuar shpenzon mesatarisht 8.1 litra në 100 km, sipas testimit NEDC.
Çmimi fillestar i Macan në Gjermani është 58,763 euro, dhe Porsche tashmë ka marrë porositë e para.