BMW vietnameze: Limuzina VinFast dhe crossover

Auto

BMW vietnameze: Limuzina VinFast dhe crossover

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 18:50
BMW

Emri i ri nga klasa e makinave premium vjen nga Azia Juglindore. Në listën e vendeve në të cilat prodhohen makina luksoze, një tjetër do të gjendet së shpejti - Vietnami.

Në këtë vend, në vitin 2017 u themelua kompania VinFast, i cili shfaqi dy modelet e para në ekspozitën e automobilave në Paris.

Në pyetje janë modelet LUX A2.0 dhe SUV LUX SA2.0 sedan i dizajnuar nga studio italiane Pininfarina.

Prodhuesi vietnamez tha se të dyja modelet mundësohen nga motorë 2.0-litra, dhe Autocar ka mësuar se bëhet fjalë për katër cilindra turbo me benzinë nga BMW.

Pretendohet se kjo është një njësi me 177 kuaj fuqi dhe 230 kuaj fuqi, i shoqëruar me ndërrues automatik prej tetë shpejtësive dhe fuqia transmetohet me rrotat e pasme.

Sipas mediave, lidhjet me prodhuesin bavarez nuk zbatohen vetëm për motorët. LUX A2.0 dhe LUX SA2.0 përdorin platformën mekanike BMW të gjeneratës së vjetër, transmeton KosovaPress.

Shitja e njësive të para të këtyre modeleve në Vietnam duhet të fillojë në shtator 2019, dy vjet pasi VinFast filloi ndërtimin e një fabrike moderne në qytetin Hai Fong.

Kompania vietnameze është shumë ambicioze, andaj në fillim ka në plan të prodhojë prodhim vjetor prej 100.000 deri në 200.000 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat