Mercedes prezanton “vrasësin” e BMW 3 dhe Porsche Panameras

Auto

Mercedes prezanton “vrasësin” e BMW 3 dhe Porsche Panameras

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 23:53
Mercedes

Mercedes ka zbuluar në Paris Motor Show super modelin e ri AMG GT S 4-door.

Ky model kombinon dinamikën mbresëlënëse të makinës sportive AMG GT, duke ofruar hapësirë deri në pesë vet.

AMG GT S 4-door është modeli i tretë që është zhvilluar direkt nga Mercedes-AMG. Ka motorë 4.0 litërsh V8 bi-turbo në dy faza të prodhimit me 585 kuajfuqi dhe 630 kuajfuqi.

Versioni më i fuqishëm kap shpejtësinë 0-100 km/orë për 3.2 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 315 km/orë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat