Shpaloset BMW X5 2019

Auto

Shpaloset BMW X5 2019

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:27
BMW X5 2019

Makina SUV më e rëndësishme për BMW, është bërë edhe më e madhe

Modeli X5 që është i pari SUV nga BMW, është prezantuar para 20 vitesh, ndërsa ka pasur kërkesa dhe shitje enorme gjatë fillimit të mileniumit. Së fundmi, kjo makinë që lansohet më 2019, është shpalosur në Paris Motor Show 2018.

Në përpjekje për të vazhduar formën e mirë, prodhuesi gjerman e ka bërë edhe më të madh, të fuqishëm dhe sigurisht ka shtuar edhe shumë përparësi teknologjike. Me 60 mijë euro, blerësi mund ta ketë modelin bazë me 3.0 litra turbombushës që prodhon 340 kuaj-fuqi.

Për 70 mijë euro, mund të blihet versioni 4.4 litra V8, 462 kuajfuqi, ndërsa për të gjitha shtesa tjera duhet të paguhet shtesë.

BMW X5 mund t’i shtohet edhe sistemi iPerformance, me mundësi hibridizimi elektrik, që mund të lëvizë për 100 kilometra me një mbushje. Pritet që kjo makinë, të lansohet së shpejti në treg. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat