BMW prezanton motorin e ri R1250RT

Auto

BMW prezanton motorin e ri R1250RT

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 20:12
Motori i ri

BMW do të nisë prodhimin e motorit R1250RT, i cili u shfaq në panairin Intermot në Këln.

Modeli RT më parë është konsideruar si një motor i mërzitshëm por ai ka ndryshuar me përditësimet e reja dhe është bërë gjithnjë e më i kërkuar nga konsumatorët.

Motori i ri i bërë nga bavarezët ofrohet me një paketë dinamike me motorin 1.254 kubikë si dhe paketën standarde të teknologjisë ShiftCam.

Ky motor është shumë i rehatshëm dhe bën zhurmë shumë të vogël e vozitja e tij është një aventurë në vete.

Sa i përket çmimeve, BMW R1250RT fillon nga 16,250 euro e mund të shkojë deri 19 mijë euro për variantin LE.

Specifikat e BMW 12250RT”

Motor: binjak, vëllimi 1.254 kubik

Performanca: 135 hp

Pesha: 249 kg

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat