Drage Race mblodhi mbi 70 garues të shpejtësisë

Auto

Drage Race mblodhi mbi 70 garues të shpejtësisë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:31
Drage Race

Për adhuruesit e shpejtësisë, sot është mbajtur gara e automjeteve “Drag Race” organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës dhe auto klubit “Eurogoma RT”, në Sllatinë.

Në pistën e vjetër të Aeroportit të Prishtinës, mbi 70 garues morën pjesë në “Drag Race” në një shteg të gjatë prej 402 metrash.

Sipas kryetarit të FASK-ut, Ismet Rexhepi, interesimi ka qenë i kënaqshëm dhe ka treguar se përveç Kosovës, ka pasur pjesëmarrës edhe të vendeve të tjera.

Rexhepi: Kemi mbi 70 garues, më shumë se që kemi pritur

“Si duket ka mbi 70 garues që për neve është 60-70 përqind ma tepër se që kemi pritë…Kjo është një disiplinë 402 metra edhe kategoritë janë, fillimisht do t’i ndajmë veturat me tërheqje të rrotës së përparme, të prapme dhe katër herë katër, pastaj prej 16 sekondash sa është koha ma e ngadaltë deri në 8 sekonda, duhet me i nxjerr nga tre fitues”, ka thënë Rexhepi.

Ai tha se përmes kësaj gare, të apasionuarit pas automjeteve dhe shpejtësisë, po ushtrojnë profesionin dhe hobin e tyre, ndërkaq shtoi se brenda kapaciteteve të tyre, janë marrë masat e nevojshme të sigurisë.

Rexhepi: Nuk kemi pasur ndonjë problem gjatë garës

“Brenda kushteve që i kemi ne, e japim çdo herë maksimumin, përndryshë do të thotë Federata me vetiniciativë i bën gjithë këto aktivitete, tash për tash s’kemi asnjë problem”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka njoftuar që kjo federatë ka përmbyllur tashmë pesë kampionate në disiplina të ndryshme.

Gjatë kohës sa është mbajtur “Drag Race”, kanë qenë të pranishëm pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ekipe të shërbimit mjekësor.

Përndryshe, kjo është hera e katërt brenda vitit 2018 që po organizohet kjo garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat