Përditësohet McLaren 720S

Auto

Përditësohet McLaren 720S

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 19:42
McLaren 720S

Nuk ka dyshim se McLaren 720S është makinë shumë e shpejtë, por me përditësimet e reja bëhet edhe më komod qëndrimi në të dhe lehtësohet ngasja.

Megjithëse po punon në versionin e ri të këtij modeli, McLaren po kujdesen që 720S i tanishëm të mos iu mërzitet pronarëve. Kompania angleze e ka prezantuar pakon Track Pack, që ia mundëson të jetë shumë edhe më i përshtatshëm.

Fal fibrave të karbonit që janë përdorur në disa pjesë të përparme dhe të pasme, si dhe në kapakët e pasqyrave, kjo makinë ka humbur 24 kilogramë. Pjesët e brendshme të rrotave i janë bërë më të përshtatshme, bashkë me gypin për nxjerrjen e gazrave që ka pësuar ndryshim sportiv.

Sikur këto të mos mjaftonin që të bie në sy gjatë lëvizjes në piste, dritat e reja LED e bëjnë ta pamundur që të mos jetë në qendrën e vëmendjes. Ndryshime ka pësuar edhe pjesa e brendshme, pasi ulëset janë shumë më sportive, të rehatshme dhe elastike.

Për të pasur më shumë siguri, janë vënë rripat që kapen në gjashtë pika, duke rritu sigurinë dhe lehtësuar bartjen e tyre. Për të pasur një Track Pack në McLaren 720S, duhet paguar 25 mijë euro, kur të lansohet në fillim të vitit që vjen. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat