Volkswagen kthen prapa makinat e vjetra me naftë, për të dhënë të reja

Auto

Volkswagen kthen prapa makinat e vjetra me naftë, për të dhënë të reja

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 10:05
Volkswagen e ka krijuar një projekt vetëm për Gjermani, që të kthejë prapa modelet e vjetra me naftë

Në kuptimin e plotë të fjalës, VW po përpiqet ta djegë njëherë e përgjithmonë skandalin Dieselgate

Prodhuesi gjerman Volkswagen, po mundohet në çdo mënyrë, ta shlyej emrin nga skandali Dieselgate dhe të mos përsëritet diçka e ngjashme të ardhmen.

Planet më të mëdha, janë në aspektin e ndalimit të prodhimit të këtyre makinave dhe zëvendësimin e tyre me EV. Por, gjithnjë parashtrohet pyetja, se çfarë do të bëhet me këto që janë në përdorim.

Tani, Volkswagen e ka krijuar një projekt vetëm për Gjermani, që të kthejë prapa modelet e vjetra me naftë. Pa kaluar kohë e gjatë, projekti i kthimit të këtyre makinave, përhapet edhe në shtetet tjera në Evropë e më vonë edhe në Shtete e Bashkuara.

Të gjithë ata që posedojnë Volkswagen, të nivelit Euro-1 deri në Euro-4 të naftës, iu mundësohet që ta kthejnë dhe ofrohet kompensim. VË ofron prej 1,500 euro deri në 8,000 euro, varësisht prej modelit.

Kjo nuk është e tëra, pasi në të ardhme mund të përfitojnë edhe ata që posedojnë makina të vjetra me naftë që nuk janë Volkswagen, të cilëve do t’ju ofrohet prej 500 euro deri në 7,000 euro, bazuar në modelin që e kanë.

Kjo vjen para se ligjet evropiane për përdorimin e naftës dhe ndotjes që lirojnë makinat, të behën shumë më të ashpra.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat