Problemet me naftë - BMW tërheq 1.6 milion makina

Auto

Problemet me naftë - BMW tërheq 1.6 milion makina

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:27
BMW

Për shkak të rrjedhjes së ftohësit, kompania gjermane e makinave BMW do të tërheqë 1.6 milion automjete nga tregu në mbarë botën.

Nga BMW u njoftua se rrjedhja nga ftohësi mund të shkaktojë zjarr në makina.

Kompania gjermane kishte tërhequr më parë rreth 480,000 automjete nga Azia dhe Evropa, për shkak se në Korenë e Jugut kishte zjarre, dhe deri më tani nuk ka pasur lëndime.

Tërheqja përfshin modelet e prodhuara brenda periudhës 2010 deri 2017, ndërsa thuhet se blerësit e makinave problematike do të kontaktohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat