i3 dhe i8 ishin një përjashtim - BMW heq dorë nga "dizajni hapësinor"

Auto

i3 dhe i8 ishin një përjashtim - BMW heq dorë nga "dizajni hapësinor"

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 14:08
BMW

Udhëheqësit e gjigantit BMW kanë premtuar të përdorin zgjidhje më moderne të dizajnit për modelet e ardhshme elektrike.

BMW befasoi publikun kur paraqiti dy dizajnet e para të modeleve të veta EV-i3 dhe i8.

Avancimi i teknologjisë mundësoi kalimin në makina EV që paralajmëroi "përmbytjen" e automjeteve si anije kozmike, por kjo prirje u ndalua shpejt.

Kjo është bërë nga BMW, i cili në të ardhmen për modelet EV do të përdorë dizajnin e përbashkët, i paralajmëruar tek iX3 SUV i parë elektrik.

BMW vendosi për dizajn të pazakontë të i3 dhe i8 për t’i dalluar nga "modeli i rregullt", por kjo nuk do të praktikohet më.

"Automjetet elektrike janë zgjeruar me shpejtësi dhe kemi ardhur deri tek ajo se ka një dallim në mes EV, hibrid dhe motor me djegie të brendshme vetëm një opsion kur zgjedh një makinë. Është fakt që klientët e BMW-së kryesisht duan një automjet dinamik, pavarësisht nëse është elektrik apo jo, kështu që nuk ka nevojë që këto makina të ndryshojnë në pamje", tha drejtori i dizajnit të BMW Adrian van Hoydonk.

Natyrisht, jo të gjitha modelet e ardhshme BMW do të jenë klone identike, siç tregohet nga koncepti iNext, prodhimi serial i të cilit fillon në vitin 2021.

Ky koncept i SUV-it më të madh tregon se si do të duket në të ardhmen BMW më kulmore, por edhe pse ka dizajnin që e bën i3 të veçantë dhe të dallohet nga makinat e zakonshme bavareze, ai patjetër se do të përjetojë ndryshime në versionin serik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat