Aston Martin DBS pa tavan u testua në mot me shi

Auto

Aston Martin DBS pa tavan u testua në mot me shi

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:27
Aston Martin DBS

Ka vetëm një gjë që Ferrari 812 Superfast nuk e ka, ndërsa Aston Martin DBS Superlagrera e ka, është mundësia e heqjes së tavanit.

Për një kohë të gjatë, dihet se prodhuesi anglez është duke punuar në një Superlaggera të ri. Sa herë që është dhënë mundësia për ta parë, kishte shtresa të mëdha kamuflazhi dhe nuk dukej asnjë element.

Kësaj radhe, spiunët e automobilizmit ia kanë dalë ta fotografojnë teksa testohej nëpër mot me shi.

Sipas të gjitha gjasave, provohej shtresa e butë që mbulon pjesën e sipërme të këtij Aston Martini dhe mundësitë që të jetë sa më e sofistikuar.

Ende nuk ka asnjë të dhënë për lansimin e përafërt të DBS Superlaggera, që do të jetë kundërshtari kryesor i modelit të ri nga Ferrari.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat