Pronarët e Nissan Leaf mund të fitojnë para, derisa i shfrytëzojnë makinën e tyre

Auto

Pronarët e Nissan Leaf mund të fitojnë para, derisa i shfrytëzojnë makinën e tyre

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 06:54
Nissan Leaf

Të gjitha shtetet mundohen t’i shtojnë kapacitet e prodhimit të energjisë elektrike, për t’i plotësuar të gjitha nevojat e banorëve.

Me shtimin e madh të makinave elektrike, shumica e shteteve do të kenë problem dhe mund t’ju paraqitet si dobësi në rrjet.

Gjermania ka nisur të punojë seriozisht në këtë aspekt, duke iu mundësuar pronarëve të makinave elektrike, një rrjet ku mund të shkëmbejnë energjinë.

Së fundmi, Reuters raporton se Nissan Leaf bëhet makina e parë, që mundëson dhënien e energjisë te një makinë tjetër.

Sistemi teknologjik i njohur si V2G, i mundëson energjisë të zbrazet në rrjet, apo të lidhet me veturën tjetër, dhe e kundërta.

Në pamundësi të lidhjes me sistemin, pronarët e Leaf mund të ndihmojnë duke dhënë energji në rrjet, si dhe drejt e në makinë, në këmbim të kompensimit material. Kjo ua mundëson edhe makinave që parkohen, të japin energjinë pasi nuk iu duhet për një kohë.

“Besojmë fuqishëm, në një të ardhme, pa emetime gazrash. Leaf po bëhet makina e parë, që e ruan energjinë, por edhe mund t’ju japë të tjerëve”, ka thënë Guillaume Pelletreau, zëvendës president dhe menaxher i Nissanit për Evropën Qendrore.

Modeli Leaf, shfrytëzon CHAdeMO si mbushës standard, që është zhvilluar prej një numri kompanive japoneze, shumica rivale me kompaninë Tesla.

Sa do që avancohen bateritë dhe sistemi i punës te makinat elektrike, rastet kur mund të mbesin pa energji janë të pashmangshme.

Ky sistem i Nissan Leaf do t’ ndihmojë ata në nevojë, si dhe pronarëve që të fitojnë para prej makinave të tyre, derisa janë duke i shfrytëzuar.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat