Ky mund të jetë BMW M5 CS

Auto

Ky mund të jetë BMW M5 CS

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:35
BMW M5 CS

Prodhuesi gjerman BMW ka bërë të ditur, se është duke punuar në një M5 të ri që do të mbajë edhe shkurtesën CS, gjë që nuk dihet se çfarë kuptimi e kanë.

Spiunët që merren me makina të reja, dyshojnë se e kanë fotografuar pikërisht këtë veturë teksa testohej në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë.

Në shikim të parë ngjanë sikur shumica e modeleve nga divizioni M, ndërsa në shikim më të vëmendshëm, shihet se kemi të bëjmë me një M5 Performante. Njohësit e makinave, konsiderojnë se ky mund të jetë pikërisht M5 CS, pasi pjesën e prapme e ka shumë më ndryshe se të tjerat.

Veçanti e tij janë edhe disa linja që ia humbin aerodinamikën si dhe hapjet në pjesën e përparme, që nuk ofrojnë më shumë ajër. Sikurse edhe detajet tjera, mbetet të shihet se për çfarë bëhet fjalë dhe çfarë do të përmbajë ky BMW M5 CS që pritet të lansohet gjatë vitit që vjen.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat