Ford tërheq 1.5 milion vetura Focus

Auto

Ford tërheq 1.5 milion vetura Focus

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 17:11
Focus

Prodhuesi amerikan i makinave do të ftojë pronarët e disa modeleve të Fokusit nga Amerika e Veriut në një shërbim emergjent për shkak të problemeve në sistemin e karburantit, gjë që mund të çojë në ndalimin e motorit.

Tërheqja ka të bëjë me modelet e viteve 2012-2018, të pajisura me një motor GDI 2.0 litërsh ose një agregat GTDI 2.0 litërsh.

Thuhet se këto janë modelet e Focus me motorin 2.0 GDI që janë ndërtuar në objektin e Miçiganit para datës 13 prill 2017, si dhe në automjetet me njësi të fuqisë 2.0 GTDI që janë prodhuar deri më 2 shkurt 2018.

Ford ka llogaritur me saktësi se në të gjithë Amerikën e Veriut ka 1,463,389 makina, nga të cilat 1,282,596 janë regjistruar në SHBA.

Prodhuesi deklaron se bëhet fjalë për aksion me qëllim të preventivës së prishjeve potenciale dhe deri më tash nuk dihet nëse ka pasur aksidente rrugore për shkak të këtij defekti në veturat Focus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat