Daimler heq dorë nga Smart për shkak të Mercedesit

Auto

Daimler heq dorë nga Smart për shkak të Mercedesit

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 14:54
Daimler

Fundi i gjeneratës aktuale të modelit Smart mund të thotë dhe fundin e këtij brendi të specializuar për prodhimin e veturave të vogla për qytet.

Gjenerata e tretë aktuale e Smart-it është krijuar si produkt i bashkëpunimit të kompanisë Renault dhe Daimler, kështu që në këtë platformë mekanike prodhohen modele të markës Smart dhe Renault Twingo.

Sipas Automobile Magazine, e ardhmja e brendit Smart është e paqartë, pasi Renault pas përfundimit të ciklit të prodhimit të Twingo do të tërhiqet nga partneriteti. Si rezultat i kësaj, Mercedes do të shuajë markën Smart kah gjysma e dekadës së ardhshme.

I njëjti burim thekson se nën udhëheqjen e njeriut të parë të kompanisë, Ole Kalenijus, i cili pozitën e drejtorit të Daimlerit do ta marrë në fillim të vitit 2019, prodhuesi gjerman do të vendosë që të fillojë të krijojë një automobil të vogël urban me shenjën e Mercedesit.

Kështu, në vend të emblemës së Smart-it, rivali i ardhshëm premium i modeleve sikurse janë  Audi A1 dhe MINI do të ketë shenjën e “yllit me tre cepa”. 

Ky skenar tjetër parashikon që Mercedes për gjeneratën e ardhshëm të klasës A, e cila do të shfaqet në vitin 2025, do të largojë platformën aktuale të mekanizmit MFA2 dhe të krijojë një të ri, më fleksibël, që përveç automjeteve me benzinë dhe dizel duhet të mbështesë edhe veturat elektrike. 

Mercedes, me sa duket, tashmë po shikon mundësinë e prodhimit të veturave të vogla urbane, të cilat aktualisht janë nën shenjën "Klasa U". 

Nëse ky plan do të realizohet, Mercedes në kuadër të këtij segmenti të ri automobilistik do të prodhojë më shumë modele, duke përfshirë veturat për udhëtarë hatchback me 3 dhe 5 dyer ngjashëm me rivalin nga MINI, por edhe furgonë të vegjël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat