T-Cross nuk është për SHBA, VW përgatit diçka tjetër për amerikanët

Auto

T-Cross nuk është për SHBA, VW përgatit diçka tjetër për amerikanët

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 17:39
T-Cross

Volkswagen kohët e fundit zbuloi crossoverin e tij të katërt, por SUV-i i tij më i vogël nuk është planifikuar për tregun amerikan.

Kjo është mjaft e çuditshme për publikun në industrinë e automobilave pasi shitja e nënkompakt po lulëzojnë dhe se Jeep ka shitur më shumë se 100,000 modele Renegade vetëm vitin e kaluar në SHBA.

Ndërkohë, VW është më shumë se i vetëdijshëm për këtë dhe për të mbushur këtë zbrazëti po planifikon një crossover të vogël të ri të dizajnuar ekskluzivisht për blerësit amerikanë. Deri tani, nuk dihet shumë për makinën që do të konkurrojë me Renegat dhe Honda HR-V, dhe është spekuluar se nuk do të arrijë deri në vitin 2020.

SUV i vogël i VW-së, për dallim nga konkurrentët, do të ofrojë një turbombushës me katër cilindra në të katër boshtet, transmeton KosovaPress.

Edhe pse klasat SUV / crossover zakonisht ofrojnë këtë opsion, nuk është aq e zakonshme në kategorinë nënkompakt, si për shembull Nissan Kicks dhe Toyota C-HR që kanë një makinë vetëm në boshtin e përparmë.

Po ashtu, vendimi i VW-së për të mos shitur T-Cors në SHBA ndoshta do të thotë se kjo kompani ka në plan të ndërtojë një model më të gjatë në Amerikën e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat