Hyundai dhe Kia në ofensivë për SUV

Auto

Hyundai dhe Kia në ofensivë për SUV

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 17:45
Hyundai

Pas depërtimit në tregun global me modelet konvencionale dhe sportive, grupi i Koresë së Jugut Hyundai-Kia gjithashtu lëviz në ofensivën SUV/crossover.

Drejtori i kompanisë Vonhi Li zbuloi se markat do të lansojnë crossover dhe SUV të ri me tetë ulëse dhe një kamion të lehtë, dhe fokusi është tregu i Amerikës së Veriut.

Në krye të ofertës Hyundai do të ketë një SUV me tetë ulëse, një model i vendosur mbi Santa Fe dhe do të quhet Palisade.

Hyundai Palisade do të konkurrojë me modele si Chevrolet Traverse dhe Toyota Highlander në SHBA dhe Li konfirmoi se do të shfaqet në gjysmën e dytë të vitit 2019 dhe do të importohet nga Koreja e Jugut.

Sa i përket modelit të hyrjes, Hyundai planifikon plasimin e crossove-it të vogël që do të vendosen nën Kona dhe një projekt i quajtur "QX", bazuar në konceptin e PS, tash për tash nuk ka emër formal komercial.

Ndërkohë, Kia planifikon SUV-in e madh Telluride në pranverën e vitit të ardhshëm, modeli i ri kompakt do të arrijë në gjysmën e dytë të vitit 2019. Ndryshe nga ‘vëllai’ i Hyundai, SUV i madh i Kia do të prodhohet në SHBA, derisa crossover do të importohet nga Koreja Jugore.

"Strategjia jonë është të lansojmë modele të shumta SUV, ne do të kemi një linjë të plotë. Po i përshtatemi tregut të SUV dhe do të jemi në gjendje për të ndjekur rritjen," tha Li.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat