Volkswagen dhe Ford kanë nisur bashkëpunimin për krijimin e makinës autonome

Auto

Volkswagen dhe Ford kanë nisur bashkëpunimin për krijimin e makinës autonome

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 06:17
Ford

Çfarë ishte vetëm një lajm i pabazuar, tani vjen i konfirmuar dhe me mundësinë që të ndodhë së shpejti

Bisedat ndërmjet zyrtarëve të Volkswagen dhe Ford, kanë nisur të shpeshtohen dhe të marrin formë.

Në fillim të muajit, ishte thënë se të dy gjigantët e automobilizmit janë duke realizuar takime të ndryshme, por nuk ishte dhënë asnjë detaj. Detajet mungojnë edhe tani, vetëm se dihet që të dy janë në bisedime për krijimin e një makine autonome.

Konkretisht, teknologjia e avancuar për vet-vozitje dhe ndërtimi i makinave për njëri-tjetrin janë në tavolinë. Ende nuk ka lajme konkrete, por shumë risi pritet t’i mësojmë në fillim të vitit që vjen.

Arsyeja pse po bisedojnë për teknologjinë e ndarjes së të njëjtës teknologji të sistemit autonom, besohet të jetë krejtësisht te arsyet e kursimit në shpenzim.

“Bashkëpunimi nuk e ka ndonjë limit të caktuar, jemi në biseda të hapura për llojet e ndryshme të teknologjisë, segmentet e prodhimit dhe gjeografinë. Më shumë po përpiqemi të gjejmë mënyrën, si ta ndihmojmë njëri-tjetrin përreth botës”, ka thënë Bob Shanks, zyrtar i lartë në Ford.

Ekspertët në anën tjetër, janë skeptikë të këtij bashkëpunimi, për faktin se si ka mundësi që dy rivalë të përbetuar të punojnë së bashku dhe të ndajnë platformat e njëjta.

Pos që do t’i kursejë miliardat, VW është duke punuar me përkushtim që ta shlyej emrin prej skandalit Dieselgate dhe të vazhdojë udhëtimin e suksesshëm në automobilizëm.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat