Kia prezanton dy modele luksoze në SEMA

Auto

Kia prezanton dy modele luksoze në SEMA

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 07:29
Vetura e re e Kia-s

Kompania jug-koreane e njohur, Kia, për panairin SEMA ka përgatitur dy modele luksoze - Stinger dhe K900.

Të dy Sedanët vijnë me rrotat “gjigante” si dhe kanë pësuar edhe disa ndryshime tjera.

Kia Stinger tani ka rrotat 22-inç me detaje ngjyrë të kuqe dhe disa elemente shkëlqyese në interier. Po ashtu, për këtë model Kia ka zgjedhur edhe sistemin e veçantë të shkarkimit të gazrave dhe amortizatorët me ajër.

Në anën tjetër, Kia K900 vëmendjen e veçantë e tërheqë me eksterierin me ngjyrë të kaltër, rrotat 24-inç, amortizatorët me ajër si dhe me sistemin e ri multimedial.

 

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat