Nissan prezanton modelin e ri Project Clubsport 23

Auto

Nissan prezanton modelin e ri Project Clubsport 23

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 07:33
Project Clubsport 23

Kompania e njohur japoneze, Nissan, për panairin e sivjetmë të veturave të modifikuara - SEMA - i cili mbahet në Las Vegas nga sot deri më 2 nëntor, ka përgatitur një numër modelesh interesante dhe në mesin e tyre është edhe 370Z i modifikuar i njohur si Project Clubsport 23.

Motori standard 3.7-litër V6 i këtij modeli tani është zëvendësuar me 3.0-litër Twin-Turbo V6 të Infiniti Q50 400 Red Sport. Ky motor, është me kapacitet prej 400 kuajfuqi dhe është i kombinuar me marshin manual të modelit 370Z Nismo, ku për këtë Nissan ka bashkëpunuar me MA Motorsport.

Gjithashtu, Project Clubsport 23 tërheq vëmendjen me eksterierin me ngjyrë të portokallit, paketën për aerodinamikën, rrotat “Rays” me ngjyrë të zezë e me goma “Hankook RS4”, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe me timonin “Sparco” dhe ulëset sportive.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat