Hyundai prezantoi i30 Fastback N Line

Auto

Hyundai prezantoi i30 Fastback N Line

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:52
i30 Fastback N Line

Pas lansimit të suksesshëm të paketës së linjës N në fillim të këtij viti, Hyundai Motor prezantoi modelin e ri me këtë paketë sportive i30 Fastback N Line.

Paketa N Line përbëhet nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm të projektimit të marra nga departamenti N që i bën automjetet Hyundai më dinamike dhe karakteristike, transmeton KosovaPress.

Për përvojë më të mirë në vozitje përkujdeset motori 1.4-litra T-GDI turbo-mbushës me 140 kuaj fuqi.

Hyundai me prezantimin e këtij modeli zgjeron ofertën e motorëve për të gjithë linjën N me motor të ri 1.0-litra T-GDI prej 120 kuaj fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat