Jeep Scrambler do të prezantohet gjatë muajit që vjen

Auto

Jeep Scrambler do të prezantohet gjatë muajit që vjen

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 06:35
Jeep Scrambler

Ky Jeep me mundësinë e bartjes së mallrave, prezantohet zyrtarisht në Los Angeles

Ashtu siç edhe pritej, Scrambler i punuar në bazë të platformës Wrengler, do të prezantohet në LA Auto Show. Megjithëse prodhuesi nuk ka konfirmuar asgjë, janë organizatorët e panairit që kanë bërë të ditur pjesëmarrjen.

“Më se 60 vetura të reja, që do të prezantohet për herë të parë, si dhe shumë lajme të reja. Në mesin e tyre edhe Jeep me hapësirën për bartjen e mallrave”, shkruan mes tjerash në një komunikatë për shtyp.

Ka pasur lajme të ndryshme, nëse Ram 1500 apo Grand Cherokee do të zëvendësoheshin me këtë Jeep. Mirëpo, duket se këto nuk do të ndodhin, por Jeep Scrambler të shfaqet muajit që vjen, ndërsa pritet që të lansohet pas dy vitesh.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat