Secili Audi R8 vozitet për 40 kilometra në rrugë, para se të del në shitje

Auto

Secili Audi R8 vozitet për 40 kilometra në rrugë, para se të del në shitje

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 06:54
Audi R8

R8 është i vetmi model nga Audi, që kalon nëpër sistem të vrazhdë testimi.

Do të jetë lajm i keq, kur të mësohet momenti që R8 do të largohet nga prodhimi.

Është ndër modelet më të pëlqyeshme, që mbetet me stil të vjetër të motorit 5.2 litra V10, që nuk është modernizuar me asnjë element elektrik.

Kur të arrijë gjenerata e tretë, pritet të jetë tërësisht elektrik, në mënyrë që të garojë me modelet më të mira EV që janë në treg. Inxhinierët nga Audi, kanë bërë të ditur se asnjë R8 nuk del në shitje, para se të jetë vozitur nga ekspertët për 40 kilometra nëpër rrugë të hapur.

Mirëpo, shumicën e pjesës së jashtme, e ka të mbuluar me shtresa mbrojtësi, në mënyrë që të mos dëmtohet prej ndonjë guri të vogël, apo objekti tjetër.

Testet janë të ndara në mot me shi dhe diell, në mënyrë që secili R8 të jetë i përgatitur për çdo lloj moti.

Asnjë prej modeleve nga Audi nuk i nënshtrohet këtyre sistemeve të testimit, por kjo është një prej arsyeve që R8 është edhe më i shtrenjti që ky prodhues gjerman e shet.

Po që se jeni në gjendje të paguni 150 mijë euro, atëherë doni ta keni një makine speciale, andaj të jeni të sigurt se Audi është përkushtuar shumë që R8 të jetë i përkryer.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat