Honda Accord 2019 prezantohet me çmim mjaft atraktiv

Auto

Honda Accord 2019 prezantohet me çmim mjaft atraktiv

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 23:28
Honda Accord 2019

Prej se ka dal në treg gjatë vitit të kaluar, Honda Accord ka qenë shumë i popullarizuar, ndërsa është edhe fitues i çmimit North American Car of the Year.

Meqenëse gjatë vitit të kaluar ishte tërësisht i ri, versioni i vitit 2019 ka shumë pak ndryshime, ndërsa rritje të lehtë të çmimit.

Ky Honda Accord që ka nisur të shitet që prej një nëntorit, fillon prej 23,720 dollarë për modelin LX 1.5T, ndërsa duhet paguar edhe 850 dollarë për transport. Në përgjithësi 150 dollarë më shtrenjtë se Accura 2018.

Në anën tjetër të spektrit, versioni 2.0 litra Touring fillon prej 35,950 dollarë. Vjen me dhjetë shpejtësi automatike, teksa i mundëson shoferit ta hapë dhe mbyllë me telefonin e zgjuar. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat