Aston Martin Valkyrie duket i mahnitshëm në pamjet e fundit

Auto

Aston Martin Valkyrie duket i mahnitshëm në pamjet e fundit

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 14:34
Aston Martin Valkyrie

Modeli Valkyrie, pritet të jetë një ndër hiper-makinat më të kompletuara në një kohë mjaft të gjatë. Në bashkëpunim me Red Bull, Aston Martik ka ndërtuar atë që po e quan si ‘shpërndarës në rrota’ për sa i përket aerodinamikës së lartë dhe mundësisë ta shpërndajë ajrin në masë të madhe.

Pa bërë shumë bujë, prodhuesi anglez ka postuar në Instagram tri fotografi, të Valkyrie ku duket vërtetë i mahnitshëm. Imazhet e fundit, zbulojnë linjat dhe përfundimet e kujdesshme, si dhe dukjen që do ta ketë enterieri.

Sipas fotografive të shkrepura prej lart dhe anash, e tregojnë një makinë futuristike që duket sikur të mos jetë nga kjo botë.

Gjenerata e tretë e Aston Martin Valkyrie, pritet të jetë një rivale e fortë vitit që vjen, kur do të garojë me McLaren Speedtail dhe Mercedes-AMG One. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat