Del në shitje për një milion dollarë, Mercedes-Benz SLR nga edicioni prej vetëm 25 njësive

Auto

Del në shitje për një milion dollarë, Mercedes-Benz SLR nga edicioni prej vetëm 25 njësive

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 07:11
Mercedes-Benz

Në fillim të vitit 2000, Mercedes-Benz bashkëpunoi me McLaren, për një makinë të mahnitshme siç është SLR.

Megjithëse i kishte 617 kuaj fuqi nën kapak, Mecedes konsideroi se i duhen edhe më shumë. Andaj në 722 Edition, që u prodhua më 2006 si Coupe dhe Roadster, këtij modeli iu shtuan edhe 33 kuaj fuqi.

Iu vunë rrotat me 19-inch, iu vunë frena edhe më të fuqishme, ndërsa enterieri nisi të merr pamje sikur makinat e garave.

Prodhimi i SLR ka përfunduar më 2009, mirëpo Mercedes nuk e ka lënë me kaq. Në vitin 2011, këtë makinë e ka sjell si Roadster për herë të fundit, në vetëm 25 njësi.

Tani, njëra prej tyre, që është e vetmja e dërguar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara po kërkon pronar të ri. Por, ai që dëshiron ta blejë këtë Mercedes-Benz SLR 722S, duhet të sigurojë një milion dollarë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat