Zbulohet emri që do të ketë Jeep Scrambler i ri

Auto

Zbulohet emri që do të ketë Jeep Scrambler i ri

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 08:50
Jeep Scrambler i ri

Jeep Scrambler që parashihet të prezantohet në LA Motor Show, në fund të këtij muaji, do të quhet Gladiator.

Lajmi është siguruar nga një forum i entuziastëve të Jeep, teksa ende nuk është konfirmuar nga prodhuesi. Mirëpo, duket se është zbuluar emri që do ta ketë Scrambler, pasi është kapur imazhi nga një postim i bërë në ueb-faqen e Jeep.

“2020 Jeep Gladiator” ka shkruar në dokumentet, të cilat u larguan prej internetit, por jo shpejtë sa duhet.

Herën e fundit që e ka përdorur Jeep këtë emër, ishte më 2005 kur Gladiator e quajti konceptin që do zëvendësonte Wrangler, por që kur nuk hyri në prodhim.

Po që se vërtetë do ta emërohet Jeep Gladiator, pritet të arrijë edhe me fuqitë e një gladiatori.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat