C4 Cactus do të jetë Citroeni i parë i plotë elektrik

Auto

C4 Cactus do të jetë Citroeni i parë i plotë elektrik

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 18:36
Citroen C4 Cactus

Citroen njoftoi për vitin 2020 brezin e ri C4 Cactus, i cili përveç dizajni të ri, do të ketë edhe motor të ri.

Përveç motorëve standard me karburante fosile, C4 Cactus do të jetë gjithashtu i pari Citroen i plotë elektrik. Pas kësaj, çdo model i ri i prodhuesit francez do të marrë një version elektrik deri në vitin 2025.

Citroen C4 Cactus do të ndërtohet në platformën CMP të Grupit PSA në të cilin Opel Corsa dhe Peugeot 208 do të ndërtohen vitin e ardhshëm.

Ndryshe nga gjenerata e tanishme nga viti 2014, C4 Cactus i ri do të marrë gjithashtu një ridizajnim të bazuar në konceptin CXperience nga salloni i veturave 2016 në Paris.

Para ardhjes së C4 Cactus të ri, Citroen do të prezantojë dy koncepte elektrike vitin e ardhshëm.

E para arrin në panairin e automobilave të Gjenevës dhe është një makinë e vogël e qytetit me një çmim të volitshëm të frymëzuar nga modeli 2CV, përkatësisht "Spacek".  Citron do të prezantojë një koncept tjetër në Shangai, për të cilin tash për tash nuk ka informata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat