Një nga modelet VW që duhet të ndryshojë vendndodhjen tani është Passat.
Ky sedan popullor i segmentit te mesëm është duke u prodhuar në fabrikën Emden në Saksoninë e Ulët, së bashku me VW Arteon Coupe. Megjithatë, sipas AutoNews, Passat mund të ndërtohet në fabrikën Kvasinia në Republikën Çeke, në të ardhmen e afërt.
Shkoda në këtë fabrikë tashmë prodhon Superb sedan dhe nëse transferimi i prodhimit të Passat do të realizohej, kjo fabrikë do të kishte pothuajse plotësisht kapacitete të mbushura
VW Passat ka qenë modeli më i shitur në klasën e vet në Evropë në vitet e fundit. Në 9 muajt e parë të vitit 2018, 127.325 makina u shitën në tregun evropian, me një rënie prej rreth 5% krahasuar me periudhën janar-shtator 2017. Nga ana tjetër, gjatë së njëjtës periudhë shitjet e VW Arteon, që trashëguan modelin CC, është nga 12,770 në 17,751 njësi.