BMW me model të ri Hybrid 330e Plug-in

Auto

BMW me model të ri Hybrid 330e Plug-in

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 17:09
Hybrid 330e Plug

Pas BMW M340i sportiv, është prezantuar versioni më miqësor ndaj mjedisit 330e.

Ky model kombinon teknologjinë më të fundit të BMW eDrive me benzinë turbo me katër cilindra 2.0 litra, transmeton KosovaPress. 

Motori benzine prodhon 184 kuaj fuqi dhe elektromotori edhe 68 kuaj fuqi shtesë me opsionin që për një kohë të shkurtët kur është e domosdoshme në momente të caktuara të vozitjes, të sigurojë madje 109 kuaj fuqi.

Përndryshe, kjo shtesë motorike prej 41 kuaj-fuqi elektrike arrihet duke iu falënderuar funksionit XtraBoost që është në dispozicion në regjimin Sport të vozitjes. 

BMW ka bërë të ditur se fuqia e përgjithshme e kombinuar e makinës është 252 kuaj fuqi. Me opsionin XtraBoost, motorët sigurojnë gjithsej 293 kuaj fuqi përmes ndërruesit me tetë shpejtësi automatike Steptronic. 

Prodhuesi gjerman pohon se 330e i ri mund të udhëtojnë deri në 60 km me një mbushje baterie, e cila ka 50% më shumë autonomi se modeli i mëparshëm. Shpejtësia maksimale në mënyrë të pastër elektrike është 140 km/h. 

Fabrika deklaron se konsumi mesatar i karburantit në mënyrë të kombinuar është 2 lira në 100 km, dhe liron 39 gramë dyoksid karboni për një kilometër. BMW 330e ka një performancë për t'u pasur zili. Nga 0 deri në 100 km/h përshpejton për 6 sekonda, para se të arrijë maksimumin prej 230 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat