Francezët shndërrojnë Lamborghini Espadan në stilin e “Mad Max”-it

Auto

Francezët shndërrojnë Lamborghini Espadan në stilin e “Mad Max”-it

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 10:04
Lamborghini Espadan

Francezët së fundmi janë marrë me një super-veturë të cilën e kanë shndërruar në një kreacion i cili ngjason sikur të ishte nga filmi apokaliptik “Zombie” apo “Mad Max”.

Lamborghini Espada është këtu si super-veturë në stilin “hot-rods” dhe kështu është krijuar një lloj i ri i Lamborghinit me katër ulëse. 

Autori i këtij kreacioni është kompania e specializuar për veturat ‘hot-rods’ - Danton Arts Kustoms, nga Franca.

Modeli origjinal Espada është prodhuar mes viteve 1968 dhe 1978 dhe në total janë prodhuar 1,277 modele të tilla. Ai ka motor 3.9-litër V12 me kapacitet prej 325 kuajfuqi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat