BMW 7 Series në të cilën u qëllua reperi Tupac, del në shitje për 1.5 milionë dollarë

Auto

BMW 7 Series në të cilën u qëllua reperi Tupac, del në shitje për 1.5 milionë dollarë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 08:34
BMW 7 Series

Mund të jetë një makinë me histori famëkeqe, por kjo nuk po i pengojnë adhuruesve të reperit Tupac Shakur, që ta kërkojnë për ta blerë.

Kërkesat e shumta për këtë BMW 7 Series, ka bërë që shitësi nga Shtetet e Bashkuara, ta ngritë çmimin e saj në 1.5 milionë dollarë.

Madje, ai pretendon se nuk është vetëm vetura të cilën e kishte në pronësi këngëtari, por ka histori të rrallë, sepse në të është qëlluar për vdekje në shtator të vitit 1996.

Derisa shitësi mendon se do të shitet shpejtë, pamjet e tregojnë këtë BMW në gjendje shumë të mirë, pasi është mbajtur gjithnjë në kushte ekspozimi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat