Renault Megane RS në version Trophy arrin vitin e ardhshëm - Bota Sot
Renault Megane RS në version Trophy arrin vitin e ardhshëm

Auto

Renault Megane RS në version Trophy arrin vitin e ardhshëm

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 09:51
Renault Megane RS

Në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, blerësit e modelit Megane RS të Renaultit do të kenë mundësi të marrin versionin Trophy.

Në vend të 280 kuajfuqi në RS standard, versioni Trophy do të vijë me motor të përforcuar në 300 kuajfuqi, i cili do të jetë i kombinuar me marshin EDC ose manual, të dytë me gjashtë shpejtësi.

Gjithashtu, Megane RS në version Trophy shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do të mund ta arrijë për 5,7 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 260 km/h. Ky version do të shpenzojë karburant mesatarisht 7.7-litra (me marshin manual) dhe deri në 8-litra (me marshin EDC) në 100 kilometra.

Renault Megane RS Trophy do të ketë amortizatorët Cup me mekanikën Torsen dhe do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, 4-Control.

Megane RS Trophy, po ashtu, vjen me ulëset e përparme sportive dhe si opsion për zgjedhje në dispozicion do të jenë edhe ulëset Recaro të veshura me lëkurë.

Versioni Trophy, po ashtu, do të vijë edhe me sistemin e ndezjes pa çelës – Handsfree, sistemin për ndihmë gjatë parkimit, si dhe me sistemin multi-medial Renault R-Link 2 me ekran 7-inç të ndjeshëm në prekje.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...